Grushtit i shtetit, Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në Rusi: Kontaktoni ambasadën
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dalë sot me një thirrje për qytetarët shqiptarë pas situatës së krijuar me grushtin e shtetit të grupit Wagner në Rusi.
Në një mesazh në Facebook, ministria u drejtohet qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në Moskë duke u thënë se për çdo problematikë duhet t’i drejtohen ambasadës.
Po ashtu janë vënë në dispozicion edhe numrat e kontaktit.
“Këshilla udhëtimi për shtetasit e Republikës së Shqipërisë për situatën në Rusi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë po ndjek në vijimësi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme. Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë që aktualisht gjenden në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë: +7 495 982-38 52 05 (3); + 7 929 968 05 38; :embassy.moscoë@mfa.gov.al. Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën: [email protected]”, njofton ministria.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–