“Kalë më të mirë se Safeti ju nuk gjeni”, Vasili ironizon Ramën: Kryekali që shtoi gomarët po kthehet në kryegomar
Nënkryetari i partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka ironizuar kryem nistrin Edi Rama në lidhje me video skandalin e ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gjici shkruan se ‘krye kali i qeverisë , që shton gomarët në bujqësi, po kthehet në krye gomar’, referuar kryeministrit Rama.
Vasili është ndalur dhe te sektori i bujqësisë, ku shkruan se sipas INSTAT, numri i gjedhëve u ul me 200 mijë krerë gjatë periudhës 2017-2022.
Postimi i plotë:
Kryekali i qeverise, qe shton vetem gomaret ne bujqesi, kthehet ne KRYEGOMAR!
Ky Rama kur bente fushate ne Kukes per Safet Gjicin thoshte:
“Juve (kuksianëve) ju duhet një kalë karroce. Kalë më të mirë se Safeti ju nuk gjeni. Këtë po jua thotë kryekali” thoshte Rama ne Kukes.
Por nga te dhenat e INSTAT rezulton se Kryekali Rama ka shtuar vetem gomaret se vetem shifra e tyre eshte e njejta.
Ndersa bujqesine Kryekali e ka groposur, ja shifrat:
Në periudhën 2017-2022 numri i gjedhëve në Shqipëri u ul me gati 200 mijë krerë.
Sipas INSTAT në fund të vitit 2016, vendi numëronte 492 mijë gjedhë. Por në fund të vitit të kaluar shifra zbriti në 297 mijë krerë. Rënia është plot 40 për qind.
Numri i të imtave u ul gati me 800 mijë përgjatë së njëjtës periudhë.
Numri i i derrave u ul me 44 mijë,
Numri i shpendëve ra me gati 1.5 milionë.
Ka rënë me 82 mijë prodhimi i qumeshtit
Ka rene prodhimi i mishit me 11 mijë tonë.
Ky Kryekali groposi bujqesine dhe thote tani mbillni kanabis.
Kryekali na shpetoi vetem gomaret dha natyrisht tani s’na mbetet vetem se ta quajme KRYEGOMAR sic edhe eshte ne vertete.
Dhe ec e degjoje KRYEGOMARIN kur pellet ne parlament dhe genjen si gomar pa u skuqur fare.
Dhe ka te drejte KRYEGOMARI sepsr gomari e ka lekuren e trashe dhe as skuqet as zverdhet ndaj i japin hu qe te kuptoje, ndaj edhe ky sigurisht, qe nuk kupton ndryshe pervecse……me hu!!
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–