Pas videoskandalit, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici
Pas publikimit të videoskandalit ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrë dhe dorëheqjes së tij, arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici.
Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur me urdhër të SPAK dhe se ndalimi i tij është bërë në një lokal pranë banesës së tij në kryeqytet.
Pavarësisht se fillimisht SPAK nisi hetimet kryesisht në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre” pas publikimit të videoskandalit, sot i janë vënë prangat nën akuzën “Korrupsion pasiv”, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–