Shi e breshër në Korçë dhe Pogradec, dëme në disa fshatra. Turistët anulojnë rezervimet në zonat turistike
Paraditen e kësaj të shtune, moti i keq me shi dhe erë ka përfshirë të gjithë qarkun e Korçës. Në zonën e Maliqit po bien reshje intensive në formë breshëri.
Nga informacionet e siguruara nga bujqësia pranë bashkisë Maliq bëhet e ditur se breshëri ka prekur zonën e Vreshtasit.
Gazetarja Lorenaa Kodra bën me dije se këto reshje pritet të sjellin sërish dëme në bujqësi, tek të mbjellat e sezonit kryesisht te gruri. Vreshtas dhe Podgorie dy fshatra të prekur nga breshëri paraprakisht flitet për dëme të mëdha në bujqësi.
Ndërkohë, po ashtu moti i keq ka ndikuar edhe në turizëm, ku bëhet me dije se janë anuluar dhjetëra prenotime në qytetin liqenor të Pogradecit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–