Wed, Nov 27, 2024

Tensionet Kosovë-Serbi, Shpëtim Idrizi kritik ndaj Kurtit: Duhet të krijonte kohezion të brendshëm. E ka detyrim të…

  • PublishedJune 24, 2023

I kthyer tashmë në traditë këtë të shtunë PDIU, Shoqata Patriotike “Çamëria” organizuan pelegrinazhin në Varrezat e Kllogjerit, bashkia Konispol, në kuadër të 79- vjetorit të genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Shqiptarë të Çamërisë por edhe qytetarë të tjerë ishin të pranishëm në Varrezat e Kllogjerit, në vendin ku humbën jetën më shumë se 2900 çamë, të cilët u larguan me dhunë nga trojet e tyre.

Kreu i partisë për Drejtësi Integrim e unitet, Shpëtim Idrizi, kë fjalën e tij ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe tensionet me Serbinë.

Ai u shpreh se ashtu si Kosova edhe Çamëria ka të drejtë të kërkojë të drejtat e saj, ndërkohë që është treguar kritik ndaj politikave të ndjekura nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Idrizi tha se Kurti kishte detyrim që së pari të krijonte kohezion brenda vendit me takime të organizuara me partitë politike në vend, dhe më pas të vijonte diskutimet me qeverinë shqiptare, duke shtuar se Shqipëria është e përfshirë drejtpërdrejtë në çështjen e Kosovës.

“Edhe problemet e Kosovës ashtu si ato të Çamërisë marrin zgjidhje vetëm kur të gjithë shqiptarët janë në mbështetje të saj.
Edhe Kosova kur kishte kohezion kombëtar nga të gjitha trevat, kohezion ndërkombëtar, mbështetje nga SHBA dhe BE, arriti të kishte pavarësinë e Kosovës që është e dyta ngjarje e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me shqiptarët e Çamërisë.
Mu desh që t’i adresohesha, edhe për atë që po ndodh në Kosovës ku e dimë mirë që është e drejtë kërkesa për të vendosur në godinat funksionarët e zgjedhur pavarësisht nga legjitimiteti i tyre apo që shteti i Kosovës të vendosë praninë e tij në veriun e Mitrovicës, por besoj që edhe në shqiptarët e Çamërisë kemi akoma më shumë të drejtë kur kërkojmë të drejtat tona, por kjo nuk mjafton. Kjo pasi të drejtat tona kanë nevojë për një kohezion të brendshëm. E thënë kështu Albin Kurti e ka detyrim, edhe kryeministri Rama, të jenë të ndarë në dy shtete e në dy qeveri, por kurrë të ndarë në çështjen kombëtare apo në politikat e jashtme dhe ato të mbrojtjes së interesit kombëtar.
E thënë kështu Albin Kurti duhet që fillimisht të krijonte kohezion të brendshëm, të takohej me të gjithë forcat politike në Kosovës, të komunikonte me qeverinë shqiptare dhe Parlamentet e dy vendeve Komisionet e Jashtme, komisionet e sigurisë kombëtare duhet të takohen e të flasin me një zë. Kjo sepse jo vetëm e kemi detyrim mbështetjen, por Shqipëria është e përfshirë direkt në çështjen e Kosovës”, deklaroi Idrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.