Vodhën disa produkte në një dyqan brenda qendrës tregtare në Tiranë, pranga dy vajzave nga Fushë-Kruja
Dy vajza të reja kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë vjedhur disa produkte në një dyqan në Tiranë.
Ngjarja në fjalë është regjistruar në një dyqan të një qendre tregtare në zonën e Zogut të Zi.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetaset me inicialet K. A., 20 vjeçe, dhe V. B. (A)., 32 vjeçe, të dyja banuese në Fushë-Krujë, pasi në një dyqan në një qendër tregtare te Zogu i Zi. Ato akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–