Ishte duke punuar me babanë dhe bie aksidentalisht nga mjeti, i riu s’u mbijeton plagëve, ndërron jetë në spital
Një 22-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Shëndëlli në Konispol. Mësohet se Kristi Doda ka qenë duke ngarkuar mjetin bashkë me babanë e tij me bar.
Për pasojë ka rënë aksidentalisht, dhe ka marrë dëmtime të rënda.
I riu është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–