Përfundoi detyrën në Tiranë, stafi i ambasadës i jep lamtumirën ambasadores Kim, ja dhuratat e veçanta për diplomaten amerikane nga Shqipëria
Stafi i ambasadës së SHBA-së, në Tiranë i ka dhënë lamtumirën ambasadores Yuri Kim, pas përfundimit të detyrës në Shqipëri.
“Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëheqjen e saj dhe për dhembshurinë dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë”, thuhet në një deklaratë në rrjetet sociale.
Stafi i dhuroi ambasadores Yuri Kim një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga ushtrimi i detyrës së saj përgjatë 3 vitesh e gjysmë në Shqipëri.
Ndërsa detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi ambasadores flamurin amerikan.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–