Mon, Nov 25, 2024

Arrestimi me urdhër të SPAK për korrupsion, ish-kryebashkiaku Safet Gjici del sot para gjykatës

  • PublishedJune 26, 2023

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK, do të dalë sot par Gjykatës së Posaçme, ku do t’i caktohet masa e sigurisë.

Pavarësisht se fillimisht SPAK nisi hetimet kryesisht në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre” pas publikimit të videoskandalit, për Gjicin është rënduar akuza “Korrupsion pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve.

Ndërkohë, Gjici me këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg, por se kjo varet nga ajo se si do të shkojë çështja ndaj tij. Pas arrestimit të Safet Gjicit, është lënë në “Arrest Shtëpie” gruaja e cila shfaqej në videon seksuale në zyrën e bashkisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.