Sun, Nov 24, 2024

EMRI/ E mori rrjedha teksa po kalonte lumin, gjendet pas pesë ditësh kërkime trupi i pajetë 46-vjeçarit në Shkumbin

  • PublishedJune 26, 2023

Policia ka njoftuar se pas pesë ditësh kontrolle të pandërprera, është gjetur në lumin Shkumbin trupi i pajetë i njա 46-vjeçari, i identifikuar si shtetasi Blerim Preçi.

Mësohet se 46-vjeçarin e ka marrë rjedha teksa ishte duke kaluar lumin pasi kishte punuar një sipërfaqe toke.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi u dërgua në morg, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme, ndërssa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Elbasan

Pas 5 ditësh kërkime të pandërprera, polumbarët e Repartit Special RENEA gjejnë në ujërat e lumit Shkumbin, trupin e 46-vjeçarit që e mori rrjedha aksidentalisht, teksa kalonte lumin.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 22.06.2023, sipas të cilit dyshohej se shtetasin B. P, 46 vjeç, e kishte marrë rrjedha e ujit, teksa kishte qenë duke kaluar në anën tjetër të lumit Shkumbin, pasi kishte punuar një sipërfaqe toke, ju bëjmë me dije se:

Polumbarët e Repartit Special RENEA, të cilët menjëherë pas marrjes së njoftimit, iu kanë shkuar në ndihmë shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë bërë të mundur, si rezultat i kërkimeve të pandërprera 5-ditore, gjetjen e trupit të pajetë të 46-vjeçarit, në ujërat e lumit Shkumbin, konkretisht në fshatin Papër.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi u dërgua në morg, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.