Sun, Nov 24, 2024

Kaos në Universitetin e Korçës, Senati kthen vendimin për bashkimin me Universitetin e Tiranës. Zbardhet çfarë ndodhi në mbledhje

  • PublishedJune 26, 2023

Diskutime të ashpra në mbledhjen e senatit të universitetit të Korçës “Fan S.Noli”.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se në debat e sipër,Rektori i universitetit Dhimitër Bello ka dhënë dorëheqjen, por më pas ka deklaruar se ishte emocionale. Ndërkaq Senati ka kthyer vendimin për bashkimin me Universitetin e Tiranës.

Në mbledhjen e dytë për diskutimin e çështjes së universitetit, senati ka votuar rrëzimin e vendimit për bashkimin me Tiranën. Ka pasur debate dhe anëtarët e tij kanë thënë qe nuk kanë ditur saktësisht ç’kanë votuar ditën e premte. Sot u bë rrëzimi i atij vendimi, dhe universitet i Korçës do të vazhdojë të jetë universitet më vete.

Një ditë më parë Bello deklaroi se universiteti i Korçës vitet e fundit po përballet me rënie të numrit të studentëve duke sjellë kështu edhe mbyllje të degëve. Sipas Bellos nga bashkimi nuk do të rrezikohej personeli apo mbyllja e programeve të studimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.