“Më pritët me ‘bukë e kripë e zemër’”, Yuri Kim mesazh për shqiptarët: Tregoni mikpritje për pasardhësin tim
Ish-ambasadorja Yuri Kim ka reaguar me anë të një statusi në Twitter pas largimit të saj nga Shqipëria.
Ajo shprehet se me krenari mund të thotë që ka vizituar të 61 bashkitë e vendit gjatë mandatit të saj në vendin tonë, dhe se shqiptarët e kanë pritur gjithmonë me buke e kripë e zemër të hapur.
Yuri Kim kishte një mesazh edhe për shqiptarët, të cilët i porositi të prisnin me mirësi e të tregonin mikpritje për ambasadorin e ri.
“Largohem pas tre vitesh e gjysmë nga Shqipëria e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 bashkitë dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë, kripë dhe zemër të hapur. Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit e mirupafshim!”, ka shkruar ajo.
Signing off after three and a half years in beautiful Albania! I am proud to say that I visited all 61 municipalities and met thousands of Albanians, who greeted me with bread, salt, and an open heart. 1/2 pic.twitter.com/UzqzgTFncU
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 26, 2023
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–