Mësoni Gjithçka Duhet të Dini – Gurët Në Veshka, a Shkaktojnë Probleme me Zemrën?
Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org, gurët në veshka mund rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ishemisë.
Një studim madhor mbi këtë çështje u publikua më herët këtë vit në Revistën Amerikane Për Sëmundjet E Veshkave.
Studimi, mbi të dhënat e të cilit bazohet AgroWeb.org shpjegon se formimi i gurëve në veshka dhe zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare kanë ngjashmëri në faktorët e rrezikut.
Të dyja këto sëmundje ndajnë faktorë rreziku si mbipesha, kolesteroli i lartë, diabeti dhe tensioni i lartë.
Gurët në veshka nga ana tjetër supozohet të jenë një faktor i pavarur rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.
Studimi në fjalë shqyrtoi të dhënat mjekësore të mbi 50,000 pacientëve që vuanin nga gurët në veshka.
Pas shqyrtimit të analizave u kuptua se gurët në veshka rrisnin rrezikun e sëmundjeve koronare me 19 përqind.
Ky problem rriste rrezikun e ishemisë me 40 përqind dhe të atakut në zemër me 29 përqind.
Kjo ndërthurje e gurëve në veshka me problemin e atakut në zemër duket se është më i izoluar tek femrat.
Si Formohen Gurët E Veshkave?
Gurët në veshka përbëhen nga minerale dhe kripëra acidike.
Sipas të dhuenave të AgroWeb.org gurët formohen kur mineralet në organizëm arrijnë një nivel tepër të përqendruar në urinën e personit.
Ato kristalizohen dhe ngjiten me njëra tjetrën duke formuar gurë.
Në të paktën 80 përqind të rasteve, gurët në veshka përbëhen nga kalçiumi.
Rastet e tjera tregojnë se gurët formohen nga substanca të tjera ose acidi urik.
Lëvizja e gurëve në veshka është shumë e dhimbshme.
Megjithatë, gurët në vetvete nuk shkaktojnë dëmtim të parikuperueshëm.
Shpesh, ato dalin vetë nga organizmi nëpërmjet traktit urinar.
Të dhënat tregojnë se 1 në 10 njerëz në botë do të vuajë nga gurët në veshka në një periudhë të caktuar të jetës.
Ngrohja globale është kthyer në një faktor të lartë rreziku për formimin e gurëve në veshka./AgroWeb.org