VIDEO/ Mbulon fytyrën me çantë, në kokë kapele me numrin 69, ja momenti kur Alma Kaçi del nga GJKKO. Zbardhet dëshmia në seancë
Ndonëse në videon e “famshme” 40-vjeçarja Alma Kaçi u shfaq me figurën e plotë, teksa sot ka marrë pjesë në seancë për masën e sigurisë, ajo ka mbuluar fytyrën.
Me gjithë interesin e madh të mediave për ta filmuar, Kaçi ka mbajtur para fytyrës gjatë gjithë kohës çantën, e maskuar me syze dhe një kapele, që për ironi të fatit mbante numrin e famshëm gjithashtu “69”. (Video LSA)
Alma Kaçi është shoqëruar nga policia drejt banesës së saj për të “vuajtur” arrestin e shtëpisë teksa është nën hetim për video-skandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Kaçi akuzohet për veprën penale të korrupsionit aktiv.
Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala raportoi se në gjykatë ka folur dhe vetë 40-vjeçarja, e cila ka deklaruar se ka pasur lidhje me zotin Gjici.
“Kisha një projekt merresha me qentë, kam pasur lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e parë ai me ngacmoi seksualisht. Në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, ka thënë Kaçi.
Po sot GJKKO caktoi masën e sigurisë arrest me burg për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–