Mon, Nov 25, 2024

Video-skandali/ Safet Gjici përballet me Alma Kaçin në gjykatë, shfaqet brenda kafazit (Foto)

  • PublishedJune 26, 2023

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK, ka dalë sot para Gjykatës së Posaçme, ku do t’i caktohet masa e sigurisë.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb foton e Gjicit ku ndodhet në sallën e gjyqit, brenda kafazit, teksa jashtë, shumë pranë tij ndodhet dhe Alma Kaçi.

Gjici Kaci
Gjici Kaci

Ish-kryebashkiaku i Kukësit prite të njihet me akuzat nga SPAK dhe më pas vendimin e gjykatës. Më herët ai ka refuzuar kategorikisht se ka shkelur detyrën, ndërkohë që akuzohet për korrupsion pasiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.