Sun, Nov 24, 2024

“Apartamentin e bleva me kredi, 10 mijë € i mora borxh tek…”/ U akuzua për fshehje pasurie, GJKKO vendos 1 vit shërbim prove për ish-kreun e Kushtetueses

  • PublishedJune 27, 2023

SPAK kishte kërkuar 1 vit burg për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, nën akuzën për fshehje të pasurisë.

Gjykata e Posaçme ka marrë dje vendimin që Dedja të dënohet me 1 vit shërbim prove.
Sipas Prokurorisë, ish-numri një i Kushtetueses, ka fshehur në deklarime një apartament të ndodhur në kompleksin “Ormars” në Golem.

Gjithashtu ai ka bërë deklarim të rremë të burimit të krijimit të apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 146 m2, lidhur me një hua të marrë nga kunati i tij. Për 10 mijë euro të marra hua nga Bashkim Dedja sipas SPAK, nuk justifikohen nga personi që ia ka dhënë.

Akuzat ishin hedhur poshtë më parë nga ish-kreu i SPAK i cili deklaroi se huan prej 10 mijë eurosh e ka marrë nga kunati, i cili ka punuar në emigrim dhe nuk i ka deklaruar të ardhurat nga emigracioni.

Ndërkohë në lidhje me apartamentin në Tiranë, Dedja deklaroi se e kishte marrë me kredi, që do të duhet ende ta paguante.

“Sa i takon huas 10 mijë euro, janë të kunatit dhe ka punuar në emigrim dhe janë të deklaruar të ardhurat nga emigracioni. Sa i takon apartamentit në Tiranë kam marrë kredi për të, dhe do paguaj deri në vitin 2023”, është shprehur Deda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.