Edicioni i 27-të i Olimpiadës Ballkanike të Matematikës për të Rinj – JBMO 2023
Në këto momente po zhvillohet në mjediset e shkollës Sami Frashëri Olimpiada Ballkanike e Matematikës për të Rinj-JBMO 2023.
Ky është edicionit i 27-të i JBMO dhe i dyti që Shoqata Shqiptare e Matematikës -AMA (www.ama.org.al), përfaqësuese zyrtare e JBMO organizon dhe pret në vendin tonë në 24 vitet e fundit.
JBMO është konkurs i përvitshëm për nxënësit deri në moshën 15 vjec (klasa e 9-të). Në këtë event marrin pjesë nxënës nga 19 shtete të Ballkanit dhe më gjerë. Programi i Olimpiadës do të zgjasi nga data 23 deri në 28 Qershor. Pjesëmarrësit do të sfidojnë njohuritë e tyre në fushat e matematikës dhe logjikës.
Më datë 24 Qershor u mbajt në Tiranë ceremonia e hapjes së JBMO 2023.
JBMO 2023 vë në dukje rëndësinë e matematikës në Shqipëri, Ballkan dhe më gjerë, angazhimin e vendit tonë për të kultivuar aftësitë intelektuale e shkencore ndër breza, për të promovuar talentet e reja dhe ngjallur interesin në fushën e matematikës e shkencës në përgjithësi.
Ngjarje të tilla bashkojnë të rinj nga kultura të ndryshme e i mundësojnë atyre që të rriten me një mendësi tolerante për shoqërinë. JBMO 2023 ka mbështetjen e institucioneve, organizatave dhe bizneseve në vend dhe Kosovë ndër të cilat përmendim:
VIRTUS EXCELLENCE TRAINING CENTER, CREDINS BANK, NINETY-ONE, ERA CATERING, NEW YORK SCHOOL OF SCIENCE IN KOSOVO, WISEWORD, MULTI MEDICAL CENTER, BASHKIA BERAT, MINISTRIA E KULTURËS, MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDËSHME, MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTËME.
Shoqata Shqiptare e Matematikës (AMA) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë (MAS) dhe Shoqërinë e Matematikës për Europën Juglindore (MASSEE) realizon pjesëmarrjen e Shqipërisë në konkurrime të rëndësishme ndërkombëtare me arritje spikatëse ndër të cilat përmendim;
– Olimpiadat Ballkanike të Matematikës për të Rritur – Balkan Math Olympiad (BMO), (1 Medalje Argjendi & 8 Medalje Bronxi)
– Olimpiadat Ballkanike të Matematikës për të Rinj – Junior Balkan Math Olympiad (JBMO), (6 Medalje Bronxi)
– Olimpiada Evropiane e Matematikës për Femra (EGMO), (1 Medalje Bronxi)
– Olimpiada Nderkombetare te Matematikës (IMO). (3 Medalje Bronxi)
AMA bashkëpunon ngushtë edhe me shoqatën simotër dhe matematicienët e Kosovës prej vitit 2020 realizon me sukses KAMO- Kosovo-Albania Mathematical Olympiad (KAMO).
KAMO 2023 do të zhvillohet në Tiranë në data 18-21 Korrik 2023.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–