Sun, Nov 24, 2024

EMRI/ Goditi me qytën e pistoletës një 37-vjeçar, arrestohet autori

  • PublishedJune 27, 2023

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka dhunuar një person.

Në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, pas hekurave ra shtetasi Elton Duva, i cili akuzohet se goditi një 37-vjeçar me qytën e pistoletës.

NJOFTIMI I POLICISË
Goditi një shtetas me tytën e pistoletës, dhe më pas u largua, falë veprimeve të shpejta profesionale, brenda një kohe rekord, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti paligjmërie dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas informacionit të marrë se në rrugën “Thoma Filipeu”, një shtetas kishte goditur me tytën e një arme zjarri, një 37-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”. Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasit E. D., 45 vjeç, banues në Tiranë. 45-vjeçari, ditën e djeshme, rreth orës 17:05, pas një konflikti të çastit në rrugën “Thoma Filipeu”, dyshohet se ka goditur me tytën e pistoletës, shtetasin R. H., 37 vjeç, dhe më pas është larguar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë e përdorur gjatë ngjarjes dhe sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.