“Over Sport” reagon kundër FSHF-së: Mungesë transparence në aktivitet, po bëjnë presione
“Over Sport” reagon kundër FSHF-së: Mungesë transparence në aktivitet, po bëjnë presione
27 June, 2023
27 June, 2023
Me anë të një deklarate për shtyp, FSHF ka njoftuar sot për ndërprerjen e bashkëpunimit me kompaninë “Oversport” që këtë sezon ka pasur të drejtën e transmetimit të Superiores. shkak për këtë, sipas FSHF-së është bërë parregullsia në pagesa e kompanisë.
Megjithatë, kompania “Oversport” ka reaguar publikisht duke e konsideruar një vendim jo transparent si edhe shton se FSHF po bën presione që nuk janë etike.
“Oversport krejt papritur është përballur sot me lajmin e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në kanalet e saj zyrtare të komunikimit, për ndërprerjen e kontratës mes palëve, kontratë e cila ishte në fazë negociatash.
Oversport shpreh shqetësimin se vendimi i marrë nga FSHF është rezultat i mungesës së transparencës në aktivitetet e saj, me presione që nuk janë në përputhje me parimet etike që një institucion i këtij niveli duhet të ndjekë. Oversport do të dalë me një deklaratë të plotë në vijim”, shkruan “Oversport”.
PANORAMASPORT.AL