Aksident në aksin Shkodër-Koplik, plagoset 41-vjeçari
Një aksident ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, ku një motor ka goditur nga pas një automjet. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin E. A., 41 vjeç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, duke drejtuar motomjetin e tij, ka goditur nga pas automjetin me drejtues shtetasin Sh. P., 64 vjeç.
Nga përplasja është dëmtuar 41-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–