Goditet trafiku i drogës në Spanjë, kishin përshtatur banesën dykatëshe për kultivimin e marijuanës, arrestohen dy shqiptarët
Dy shqiptarë janë arrestuar në Spanjë për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve autoritetet zbuluan një banesë dykatëshe që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.
Sipas policia krimi i organizuar është fokusuar rreth biznesit të marijuanës duke e kthyer zonën në një vend të rrezikshëm dhe të dominuar nga bandat.
“Kur është një biznes që gjeneron kaq shumë para, organizatat kriminale fokusohen këtu,” tha Antoni Salleras, shefi i njësisë së krimit të organizuar të policisë katalanase.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–