Kurban Bajrami, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë, nxjerr foton e veçantë
Teksa e gjithë bota myslimane feston sot Kurban Bajramit, vjen një urim nga kryeministri Edi Rama. Ky fundit ka uruar sot besimtarët për këtë festë të shënuar në kalendarin e tyre.
“GËZUAR KURBAN BAJRAMIN”, thuhet në urimin e Ramës , ndërsa ka publikuar një foto nga një xhami, ku duket një pëllumb.
Myslimanët e shënojnë këtë ditë duke bërë kurban një dele ose një dhi. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve. Kurban Bajrami festohet pas kryerjes së Haxhit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–