Mon, Nov 25, 2024

Sot festa e Kurban Bajramit, Berisha uron besimtarët myslimanë: T’i lutemi Zotit që durimin, përkushtimin dhe sakrificën ta shndërrojë në të mirë për shqiptarët

  • PublishedJune 28, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Le të urojmë nga zemra gëzuar këtë Ditë të Shenjtë dhe t’i lutemi Zotit të Madh që të gjithë durimin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo shqiptari ta shndërrojë në të mira për të, familjen dhe vendin e tij”, shkruan Beriash në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Besimtarët myslimanë shqiptarë sot kremtojnë ditën e Kurban Bajramit, ditën e mëshirës, durimit, përkushtimit dhe sakrificës së tyre ndaj Krijuesit për veten e tyre, familjen dhe vendin e tyre.

Ndaj dhe ju ftoj që së bashku le të urojmë nga zemra gëzuar këtë Ditë të Shenjtë, dhe t’i lutemi Zotit të Madh që të gjithë durimin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo shqiptari ta shndërrojë në të mira për të, familjen dhe vendin e tij.

Gëzuar!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.