Sun, Nov 24, 2024

U arrestua për blerje votash/ “Fredi Belerit iu kërkua betimi përmes “skype”, VOA: Mes tensioneve, zgjidhet kreu i Këshillit Bashkiak të Himarës

  • PublishedJune 28, 2023

Këshilli i ri i Bashkisë së Himarës zhvilloi këtë të martë mbledhjen e parë mes tensionesh dhe debatesh mes përkrahësve të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë, Fredi Beleri dhe anëtarëve socialistë. Anëtarët zgjodhën me shumicë votash kryetar të Këshillit Bashkiak një përfaqësues të Partisë Socialiste, e cila ka edhe numrin më të madh të mandateve.

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri iu drejtua nga burgu përmes një letre këshilltarëve, pasi një ditë më parë Gjykata e Posaçme në Tiranë, rrëzoi kërkesën e tij për të qenë i pranishëm dhe për të bërë betimin.

Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Himarës u mbajt sot mes tensionesh dhe debatesh mes dhe punonsjve të bashkisë së Himarës.

Anëtarët e Këshillit zgjodhën me shumicë votash Kryetar të Këshillit Bashkiak, Dhimitër Kapaj, një përfaqësues socialist i cili mori 13 vota, ndërsa rivalja e tij Afrovita Dhimojani mori 8 vota.

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri iu drejtua nga burgu përmes një letre këshilltarëve, pasi një ditë më parë Gjykata e Posaçme në Tiranë, rrëzoi kërkesën e tij për të qenë i pranishëm dhe për të bërë betimin.

Zoti Beleri që mbahet në paraburgim nën akuzën e shitblerjes së votes tha në letrën dërguar këshilltarëve se ishte penguar për të marrë detyrën dhe kërkoi mbështetjen e organizatave ndërkombëtare.

Këshilltarët e e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kërkuan që Beleri ta bëjë betimin përmes lidhjes me “Skype”, ndërsa deri në zgjidhjen e ngërçit juridik Bashkinë e Himarës pritet të vijojë ta drejtojë kreyari aktual në detyrë Jorgo Goro.

Zoti Beleri, rezultoi fitues në zgjedhjet e 14 Majit, me një diferencë të ngushtë votash ndaj kandidatit socialist, ish kryebashkiakut Jorgo Goro, ndërsa më vonë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i dha atij mandatin e drejtuesit të ardhshëm të Bashkisë së Himarës.

Arrestimi i Fredi Belerit dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit në Shqipëri , provokoi acarimin e marrëdhënieve me Greqinë, duke qenë se Beleri është përfaqësues i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila mbron të drejtat e pakicave greke.

Kandidatura e zoti Beleri u mbështet dhe nga Partia e Lirisë e ish presidentit Ilir Meta dhe grupimi i demokratëve i drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Ministria e Jashtme greke përmes një deklarate tha dje se refuzimi i Gjykatës “që ai të marrë pjesë nnë mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak, si dhe të bëjë betimin dhe të marrë zyrtarisht detyrën”, tregon, sipas saj, se “qëllimi i autoriteteve shqiptare është që ta privojnë atë nga detyra e kryetarit të Bashkisë”.

Edhe Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri Kostandina Kamitci tha për gazetarët menjëherë pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit të Bashkisë në Himarë, ku ajo ishte e pranishme, se “kjo çështje është goditje e madhe për shtetin e së drejtës “./VOA/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.