U shërbenin klientëve brenda një ore përmes “call center-it”, dënohet banda shqiptare e kokainës në Holandë
joAnëtarët e një bande shqiptare që shpërndante kokainë në Aarschot dhe Diest të Holandës janë dënuar me katër vjet burg nga gjykata penale e Leuven. Banda shiste përmes një ‘call center-i’ si për përdoruesit ashtu edhe për tregtarët më të vegjël dhe transportonte gjithçka nëpërmjet korrierëve të drogës, të cilët bënin të mundur që klientët të merrnin drogën në më pak se një orë.
Hetimi kundër bandës filloi pasi një nga ata tregtarët më të vegjël, u kap me tre pako kokainë në një kontroll rrugor në maj 2022. Pas një tentative arratisjeje, ai i ka shpjeguar policisë se është përfshirë në shitjen e drogës falë një kontakti të vjetër në një bandë shqiptare.
Banda përdori një numër të vetëm telefoni holandez dhe aplikacionin Wickr si pikë qendrore kontakti, kështu që telefonatat e tyre nuk mund të regjistroheshin. Sipas deklaratave, banda kishte të punësuar të paktën dhjetë korrierë droge.
Gjykata holandeze vendosi të dënojë me 4 vite burg në mungesë një prej të pandehurve, i cili u zbulua se ishte arratisur drejt Francës, ndërsa tre shpërndarës të bandës u dënuan me nga 3 vite burg.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–