Zyrtarët grekë ‘zbarkojnë’ në Tiranë, vizitë Fredi Belerit në burg, ja çfarë shkruajnë mediat helene
Kryetari i Komitetit të Asociimit dhe Stabilitetit të BE-së Manolis Kefalogiannis, ka vizituar në burgun e Tiranës kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri, ndërsa është takuar edhe me djalin e këtij të fundit.
Eurodeputeti zhvilloi takime edhe me Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola dhe relatoren e Raportit për procesin integrues të Shqipërisë, eurodeputeten Isabella Santos, e cila i informoi për zhvillimet mbi çështjen e Belerit, siç raporton media greke “Protothema”.
Kefalogiannis i kërkoi asaj që të marrë iniciativa për t’i dhënë fund “menjëherë trajtimit të padrejtë dhe diskriminues të kryetarit të zgjedhur”.
Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë është konstituaar dhe Këshilli Bashkiak i Himarës, teksa GJKKO refuzoi kërkesën e Belerit për të marrë pjesë në këtë ceremoni dhe për t’u betuar si kreu i ri i kësaj bashkie.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–