Mon, Nov 25, 2024

I ka dalë emri te Juventusi, sulmuesi shqiptar që vlen 2 milionë euro shpallet më i miri i sezonit 

  • PublishedJune 29, 2023


I ka dalë emri te Juventusi, sulmuesi shqiptar që vlen 2 milionë euro shpallet më i miri i sezonit 

29 June, 2023

29 June, 2023

Stiven Shpendi zhvilloi një sezon spektakolar me Çezenën është MVP i skuadrës italiane në sezonin 2022/23.  

Sulmuesi shqiptar që është pjesë e Kombëtares Shpresa, ka fituar shumë herë “Njeriu i ndeshjes”, një konkurs ku pas çdo ndeshje u kërkohej tifozëve të  shprehnin preferencat e tyre në kanalet sociale të klubit në Facebook dhe Instagram.  

Stiven në fakt u zgjodh futbollisti më i mirë në shtatë gara, duke u ngjitur kështu në shkallën më të lartë të një podiumi të kompletuar nga Prestia dhe Adamo, të cilët grumbulluan nga katër fitore në skenë secili. 

Paraqitjet pozitivë kanë rënë në sy edhe te Juventusi, që është gati të paguajë 2 milionë euro për kartonin e lojtarit të Kombëtares sonë Shpresa. Sulmuesi shqiptar shënoi 13 gola në kampionat me fanellën e Çezenës, duke qenë një nga elementët më të spikatur të Serisë C. 

Ndërkohë lajmi për zgjedhjen e Stiven Shpendit si lojtari më i mirë i sezonit klubi i Çezenës e ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare në web. Pritet me mjaft interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e binjakut shqiptar.  

PANORAMASPORT.AL

© AlbaniaWeb.net