Mon, Nov 25, 2024

Përplasi motorin dhe la të vdekur drejtuesin e tij, arrestohet shoferi i “Fordit” në Sarandë

  • PublishedJune 29, 2023

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 45-vjeçar i cili ka aksidentuar ditën e djeshme një motomjet.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit, shtetasi me inicialet M. K., 42 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, është përplasur me një motomjet, me drejtues shtetasin M. K., 42 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.