Sërish telashe për Noizyn, këngëtarit i djegin lokalin për herë të dytë brenda një muaj
Sërish telashe për këngëtarin Noizy. Mësohet se gjatë natës lokali në pronësi të tij në zonën e Currilave është përfshirë nga flakët. Gazetarja Klodjana Haxhiaj konfirmon lajmin për BalkanWeb.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që digjet brenda një muaj lokali i këngëtarit, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme.
Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie, zjarrfikëse si dhe autoambulanca.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–