Videoskandali i Safet Gjicit/ Hila: S’ka kosto politike për mazhorancën, zgjedhjet e radhës janë pas 2 vitesh. Lubonja: Rama si Enveri, promovon patronazhistët dhe…
Në pjesë e dytë të emisionit “Open” në Neës24 po diskutohet në lidhje me skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe koston politike që mund të ketë e gjithë kjo për mazhorancës, referuar faktit që Gjici fitoi mandatin më 14 maj nën siglën e PS.
Anlisti Fatos Lubonja u shpreh se kosto do të kishim nëse do të kishte të tjerë qytetarë në këtë vend, por se shqiptarët kanë të bombarduar me vlera të tilla si pasurimi i shpejtë dhe të qenit patronazhist nga politikanët. Ai tha se Rama sot po sillet si ish-diktatori Enver Hoxha, vetëm se mjetet e përdorura nga të dy janë të ndryshme.
Nga ana tjetër, analisti Dritan Hila u shpreh se skandali i Gjicit nuk do të ketë kosto politike për mazhorancën, pasi zgjedhje e ardhshme janë pas vetëm 2 vitesh dhe se gjithçka do të jetë harruar.
Aq më tepër sipas tij referuar faktit që Gjici ishte i zgjedhur në bashkinë e Kukësit, një bashki e vogël periferike.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Lubonja: Sistem i ndërtuar me vetëdije nga Rama që në kohën kur ishte krybashkiak. Do kishte kosto sikur të ishin të tjerë shqiptarë me të tjetër kulturë, por këta që kanë pushtetin diktojnë dhe vlerat.
Vlerat sot që promovohen nga këta janë pasurohu sa më shpejt e bëhu patronazhist. Rama po sundon përmes kësaj forme, njëlloj ka bërë edhe Enver Hoxha. Ndërtoi nomenklaturën, ai me dhunë këta me fuqinë e parasë.
Hila: Gjesti i tij ka ndikim në opinioni, krijon neveri përdorimi i zyrave të shtetit në këtë mënyrë, por është një bashki e vogël dhe nuk ka ndikim politik.
Mund të humbasë një bashki, por zgjidhjet e radhës janë pas dy vitesh e do harrohet.
Bashkia e Kukësit në llogaritë e socialistëve ishte e humbur, ishte çudi që e mori këty, normalisht paratë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–