Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Prokuroria jep pretencën, 25 vite burg për Arbër Paplekajn
Është mbajtur sot seanca ndaj Arbër Paplekaj. Prokuroria ka dhënë konkluzionet për ngjarjen ku u vra Pjerin Xhuvani në Elbasan. Ndërkohë bëhet me dije se Prokuroria ka dhënë pretencën, ndërsa kërkon 25 vite burg për Arbër Paplekajn.
Ndërkohë për dy ish-nëndrejtorët u kërkua 2 vite shërbim prove dhe 8 muaj shërbim prove për punonjësit e policisë.
Kujtojmë se ngjarja e bujshme në Elbasan ndodhi 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani, një eksponent i fuqishëm lokal i lidhur me Partinë Socialiste, i cili ishte i përfshirë direkt në fushatën e PS në këtë qytet.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–