Arrestimi i Belerit/ “Kapje e hapur e drejtësisë”, Lubonja: Rama u ka zgjidhur çështjen e detit, grekët mund ta sakrifikojnë
Analisti Fatos Lubonja përmes një komunikimi në studion e emisionit “Open” në Neës24 ka folur në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, i cili u zgjodh kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet e 14 majit, duke e cilësuar rastin e tij si kapje të hapur të drejtësisë.
Lubonja u shpreh se Rama dhe ata pas tij kanë interesa të mëdha në jug, aq sa kryeministri ka marrë rrezikun për të arrestuar Belerin në këtë mënyrë.
Sipas tij reagimi i Greqisë do ketë ndikim në këtë rast, ndërsa shtoi se këta të fundit mund edhe të zgjedhin “sakrifikimin e Belerit” për shkak se Rama u ka zgjidhur çështjen e detit.
“Ky pushtet që nuk është vetëm Rama, por gjithë ajo që ndodhet pas Ramës, ka interesa aq të mëdha në jug sa e merr këtë risk duke prishur marrëdhëniet me Greqinë, teksa Rama bën aq shumë për t’u kredituar te ndërkombëtarët. Varet si do reagojnë grekët, sepse edhe ata bëjnë lojë interesash. Rama i ka rregulluar problemin e detit dhe ata mund ta sakrifikojnë Belerin për këtë çështje. Rasti i Belerit është kapje e hapur e drejtësisë. Rama ka dhe vëllain Erdogan që me grekët ka probleme të mëdha dhe prapë e mban afër Europa”, u shpreh ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–