Asgjësohen mijëra rrënjë kanabis në Kalabri, arrestohen pronarët me origjinë nga Shqipëria
Karabinierët në Kalabri gjatë një operacioni anti-drogë kanë asgjësuar mijëra rrënjë kanabis sativa të kultivuar në zonën malore të Lattari, Itali.
Sipas mediave italiane janë asgjësuar gati 2500 rrënjë kanabis pjesa më e madhe e tyre në proces tharje. Si pasojë e operacionit janë arrestuar 6 persona ku mes tyre mendohet se janë dhe pronarët e plantacioneve, të cilët dyshohen se janë me origjinë nga Shqipëria.
Policia ka bërë me dije se plantacionet e kanabisit ishin në sera të përshtatura për kultivimin dhe marrjen e prodhimit në një kohë të shpejtë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–