Mon, Nov 25, 2024

“Kanë shkelur vazhdimisht marrëveshjen”, Rama për “Der Spiegel”: Muxhahedinët s’mund ta përdorin vendin tonë për të sulmuar Iranin

  • PublishedJune 30, 2023

Kryeministri Edi Rama ka dhënë së funmi një intervistë për gjermanen Der Spiegel, lidhur me tensionet e ndodhura pak ditë më parë në kampin MEK në Manzë të Durrësit.

Rama u shpreh se muxhahedinët nuk mund ta përdorin Shqipërinë për të luftuar kundër regjimit iranian, duke shtuar po ashtu se këta të fundit e kanë shkelur vazhdimisht marrëveshjen që kanë bërë me vendin tonë.

“MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje. Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian. Shqipëria nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë”, tha Rama.

  • foto galeri

Pjesë nga intervista:

Spiegel: Pse pranuat me kërkesë të presidentit amerikan Barack Obama në vitin 2016 për të pranuar mijëra muxhahedinë?

Rama: Ishte një operacion jetëshpëtues. Ne hapëm dyert tona sepse grupi, që atëherë vepronte nga Iraku u ndoq sistematikisht. Dhe nëse një mik si SHBA-ja na kërkon diçka, ne ndihemi të nderuar.

SPIEGEL: Nëse do të ishit MEK do preferonit të largoheshit?

Rama: E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.