Kërkuan shpalljen të pavlefshëm të zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kuçovën
Kolegji Zgjedhor ka vendosur të rrëzojë ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kuçovën. Lajmi bëhet me dije nga gazetari Ergys Gjençaj.
Kujtojmë se sot u bë rinumërimi për 18 kutitë e bashkisë Kuçovë, proces që nisi pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rivlerësim të votave dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë bashki.
Pas përfundimit të rinumërimit, kandidatit të PS Kreshnik Hajdari iu hoqën 9 vota, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi iu hoqën 4 vota dhe kandidatit të PD zyrtare Kreshnik Hajdari iu hoqën 2 vota.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–