Mon, Nov 25, 2024

Përçarja në PD/ Çfarë paralajmëron avokati? “Opozita u dënua më 14 maj”, Lapaj: Në shtator zbresim në terren për debat publik, do dalë nga moda tepsia e kazani

  • PublishedJune 30, 2023

Avokati Adriatik Lapaj, në rubrikën “Opinion” në News24 foli për situatën politike në vend duke u ndalur edhe tek përplasja mes Partisë Demokratike.

Gjatë bisedës në studio, Lapaj tha se shumë shpejt do të zbresin në terren në një debat publik me qytetarët.

“Më në fund Shqipëria do të ketë një grupin njerëzish që do ta orientojë interesin tek qytetarët. Do të jetë një rrugëtim qytetar i hapur”, tha ai.

Gjithashtu ai shtoi se në 14 maj qytetarët dënuan opozitën e vendit dhe treguan se ky vend ka nevojë për qarkullim elitash.

“Të gjithë duhet të kuptojmë se në këtë botë janë të zëvendësueshëm. Unë do të sjell tjetër model që bazohet tek parimet, që nuk flet më për individët, por për rregullat dhe ligji. Mua nuk më impresionon pushteti, por duhet të kuptojmë se nga një qeveri në një qeveri ka shkuar keq dhe më keq. Si qytetarët që janë me PS, ata që janë pa parti, ata që presin të ikin, të gjithë kanë interes që në këtë vend të vendoset një sistem që garanton garën. Të gjithëve u duhet një sistem të ketë referendume të kontrollojnë qeverisjet dhe do të arrihet duke i bashkuar njerëzit dhe duke i udhëhequr drejt këtyre parimeve”, tha ai, duke shtuar: “Nuk po i them njerëzve më voto mua, unë po them vendosim rregullat dhe në garë të votojnë kë të duan. Do të dalë nga moda debati i tepsive dhe i kazanëve. Do të jetë një lëvizje e madhe qytetare intelektualësh dhe jo vetëm dhe do të jetë një emër shumë i bukur”.

Sa i përket tensioneve në veri të Kosovës dhe qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, avokati Lapaj u shpreh: Qëndrimi i zotit Rama , mendoj se në çdo rast duhet t’i qëndrojë në krah Kosovës dhe në prapaskenë ta bindë që rruga jonë shkon krah Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Asociacion do të thotë bashkësi, shoqata komunash ka edhe Shqipëri, nuk janë problem, por bëhen kur u jepen kompetenca qeverisëse”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.