“Qytetarët paguajnë 80 mijë euro çdo ditë për inceneratorin që nuk ekziston”, Braimllari: Po kthehet në rrezik për shëndetin e tyre
Kryetari i grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari ka denoncuar rastin e ndotjes së mjedisit dhe mos ekzistencën e inceneratorit.
Në një deklaratë për mediat, Braimllari tha se qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë dollarë çdo ditë për inceneratorin që nuk ekziston, i cili është kthyer në një burim të rrezikimit të shëndetit të tyre.
Deklarata e plotë:
Ashtu siç është bërë publike nga media dhe nga specialistët e mjedisit, koncensionari i Sharrës po ndot ujërat e lumit Erzen dhe po rrezikon jetën e banorëve.
Mosegzistenca e inceneratorit dhe mosfunksionimi i impianteve të trajtimit të shkarkimeve të lëngëta ka bërë që ujrat e ndotura të shkarkohen në mënyrë të pakontrolluar duke shkatërruar bujqësinë vendase.
Miliona euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë shkojnë për pagesat e inceneratorit që nuk egziston i cili tani është kthyer një një rrezik mjedisor për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Qytetarët vidhen çdo ditë nga papërgjegjshmëria dhe hajdutëria e Erion Veliaj i cili duke marrë konpetencat e këshillit bashkiak në kunndërshtim me ligjin tjëtërsoi fatin e koncensionit dhe perveçse korrupsionit miliona euro tani është kthyer dhe në përgjegjësin kryesor të ndotjes së ambjentit dhe rrezikimit të jetës e shëndetit të qytetarëvëe që për disa vitë do kënë një dëm të parikuperueshëm.
80 mijë dollarë duhet të paguajnë çdo ditë qytetarët e Tiranës për inceneratorin që nuk ekziston që tani është kthyer në një burim të rrezikimit të shëndetit të tyre.
U propagandua me të madhe që ndërtimi i incenaratorit do të ulte ndotjen mjedisore por në fakt po ndodh e kundërta duke u kthyer në një problem serioz të shëndetit të qytetarëve dhe ende nuk ka një përgjegjës konkret për këtë situatë alarmante.
Ekspertët mjedisorë janë të alarmuar nga kjo situatë e rëndë që rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe kjo situatë ka një përgjegjës që është Erion Veliaj. I cili jo vetëm abuzon me taksat e qytetarëve por tani po i rrezikon dhe shëndetin.
Grupi i Këshiltarëvetë Partisë së Lirise në Bashkinë e Tiranës do të kërkojë transparencë dhe llogaridhënie për këtë situatë të rëndë që në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak .
Këshilltarët e Partisë së Lirisë do të inspektojnë në terren dhe do të kërkojnë hetim të plotë të kësaj çështjeje.
Do të kërkojmë informacion zyrtar nga çdo instuticion përgjegjës dhe i kërkojmë organeve të drejtësisë të hetojë dhe të marrë përpara përgjegjësisë penale Erion Veliaj si personin kryesor që ka përgjegjësi.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–