Shqiptari qëllohet me plumb në kokë në Itali, transportohet në spital, plagoset edhe një tjetër
Një shqiptar është plagosur më armë zjarri në kokë, në Itali. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Santo Cantone, në lagjen Nesima në Katania.
Gjithashtu me armë është qëlluar edhe një person tjetër i cili ka tentuar të arratiset përmes ballkonit, duke lënë gjurmë gjaku. Mediat shkruajnë se të plagosurit ndodhen në spital.
Sakaq nuk dihet rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të situatës.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–