“Të interpretoj në krah të…”/ Luiz Ejlli poston foto me aktorin e madh shqiptar dhe ka dy fjalë për të
Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Dihet tashmë se artisti Ndriçim Xhepa është pjesë e kastit të aktorëve të filmit. Ditën e sotme Luiz Ejlli ka postuar një foto me të në Instastory dhe ka shkruar disa fjalë mirënjohjeje dhe vlerësimi që ka mundësinë të interpretojë në krah të një artisti të madh.
Nder dhe privilegj të interpretoj në krah të ikonës së kinematografisë Ndriçim Xhepa
Ditën e sotme Luizi ka postuar një foto nga një skenë e filmit, ku i veshur me kostum i drejton armën në kokë aktores Zamira Kita, e cila qëndron e ulur në një karrige. Ende nuk e dimë se çfarë lidhje kanë personazhet me njëri-tjetrin, por sa më shumë copa nga xhirimet dalin aq më shumë arrijnë të na bëjnë kuriozë.