Mon, Nov 25, 2024

4 Shenjat që Tregojnë se Astma Juaj Është e Rëndë

  • PublishedJuly 1, 2023

Nëse keni astmë, rrugët e frymëmarrjes ngushtohen, duke kufizuar kalimin e ajrit në mushkëri.

Shumica e njerëzve me astmë mund ta menaxhojnë gjendjen e tyre me sukses, por ata me astmë të një forme më të rëndë, përjetojnë më shpesh simptomat që shoqërojnë këtë gjendje.

AgroWeb.org, iu njeh me disa shenja që mund të jenë tregues se astma juaj është e rëndë. Nëse po përjetoni ndonjë nga shenjat e mëposhtme, kontaktoni me mjekun tuaj për të marrë ndihmën e duhur.

Përfundoni në spital pas shpërthimeve të astmës

Përpara se të gjejnë trajtimin e duhur, njerëzit me astmë të rënduar priren të kenë shpërthime të shpeshta dhe si rezulat mund të përfundojnë shpesh të shtruar në spital.

Por kjo është një shenjë treguese që astma juaj po rëndohet dhe se tashmë keni nevojë për një aparat frymëmarrjeje.

Shpesh keni simptoma të astmës gjatë natës

Përjetimi i gulçimit dhe vështirësisë në frymëmarrje gjatë natës është mjaft tipike për astmën që është rënduar dhe është vështirë të kontrollohet.

E nëse zgjoheni shpesh në mes të natës për të përdorur aparatin tuaj të frymëmarrjes, kjo mund të nënkuptojë se keni astmë të rëndë.

Jeni duke përdorur shumë shpesh aparatin e frymëmarrjes

Shumë pacientë do të duhet të përdorin herë pas herë aparatin e frymëmarrjes për të kontrolluar në mënyrë efektive simptomat.

Por nëse jeni duke përdorur atë të paktën një herë në javë, kjo mund të jetë një shenjë që tregon se astma juaj është e rëndë.

Disa mënyra trajtimi nuk funksionojnë më

Nëse iu nevojitet më shumë terapi sesa thjesht aparati i frymëmarrjes, kjo sigurisht që tregon për një gjendje më të rëndë të astmës.

Për fat të mirë, janë në dispozicion medikamente të reja që trajtojnë inflamacionin e shkaktuar nga qelizat e bardha të gjakut të quajtura eozinofile, dhe shumë pacientë me astmë të rëndë, arrijnë të marrin nën kontroll simptomat e tyre duke i përdorur ato sipas këshillës së mjekut./AgroWeb.org