Deklarata e Ramës për daljen e Shqipërisë nga “Ballkani i Hapur”/ Vasili: Vjet votuan kundër Amendamentit që propozova në Kuvend, sot…
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për daljen nga “Ballkani i Hapur”.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili akuzon Ramën për shpërdorim dhe dhunim ndaj 75 deputetëve që votuan ku ndër Amendamentit që vetë nënkryetari i PL-së ka paraqitur në Kuvend për daljen e Shqipërisë nga “Ballkani i Hapur”. sakaq ai i quan këta deputetët si servila të kryeministrit.
Më tej ka renditur të gjithë deputetët që për hir të një karrigeje në Parlament kanë nxjerrë në Pazar Shqipërinë dhe Kosovën.
Postimi i plotë:
Poshterimi me turp i 75 deputeteve te Rames me Ballkanin e Hapur!!
Ne 7 mars 2022 plot 75 deputete rilindas per turp te tyre, votuan kundra Amendamentit, qe une paraqita ne Kuvendin e Shqiperise per daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur.
Sot Edi Rama deklaron daljen Ballkani i hapur, pra tregon qarte, qe i perdori, i shperdori dhe i dhunoi si deshi keta deputete antishqiptare dhe thjesht servila te peshtire te Rames.
Sot Rama thote:
⁉️”Ndërkohë që duhet të merremi me këtë, natyrisht që Procesi i Berlinit është aksi ynë kryesor. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi”.
Ja deputetet, qe votuan kunder Amendamentit per daljen nga Ballkani i Hapur edhe diten, kur Serbia doli hapur pro Rusise agresore e pushtuese dhe kunder Parlamentit Europian, BE-se, NATO-s dhe SHBA-se.
????Mos i harroni kurre keta deputete, qe per nje karrige ne Parlament, qe ua hedh si kocke per ta lepire Edi Rama, e nxjerin Shqiperine dhe Kosoven ne pazar!
1.Edi Rama
2.Elisa Spiropali
3.Damian Gjiknuri
4.Taulant Balla
5.Fatmir Xhafaj
6.Erion Braçe
7.Besion Ajazi
8.Arben Ahmetaj
9.Benet Beci
10.Belinda Balluku
11.Ismet Beqiraj
12.Alqi Bllako
13.Luljeta Bozo
14.Klotilda Bushka
15.Lindita Buxheli
16.Bujar Çela
17.Gledis Çeliku
18.Anila Denaj
19.Laert Duraj
20.Gerta Duraku
21.Luan Duzha
22.Antoneta Dhima
23.Milva Ekonomi
24.Toni Gogu
25.Etilda Gjoni
26.Blerina Gjylameti
27.Saimir Hasalla
28.Blendi Klosi
29.Petro Koçi
30.Mimi Kodheli
31.Bardhyl Kollçaku
32.Hatixhe Konomi
33.Lavdrim Krashi
34.Mirela Kumbaro
35.Niko Kuri
36.Evis Kushi
37.Meri Markiçi
38.Ulsi Manja
39.Ogerta Manastirliu
40.Aurora Mara
41.Shpresa Marnoj
42.Ilir Metaj
43.Nasip Naço
44.Fadil Nasufi
45.Ilir Ndraxhi
46.Eduard Ndreca
47Lindita Nikolla
48.Niko Peleshi
49.Ilir Pendavinji
50.Arben Pellumbi
51.Tatjana Piro
52.Mirela Pitushi
53.Xhemal Qefalia
54.Ornaldo Rakipi
55.Teuta Ramaj
56.Pranvera Resulaj
57.Rahman Rraja
58.Vullnet Sinaj
59.Klodiana Spahiu
60.Florenc Spaho
61.Paulin Sterkaj
62.Eduars Shalsi
63.Anduel Tahiraj
64.Dasantila Tahiraj
65.Ilir Topi
66.Ermonela Valikaj
67.Etjen Xhafaj
68.Alban Xhelili
69.Klevis Xhoxhi
70.Enslemvera Zake
71.Baftjar Zeqaj
72.Bledar Çuçi
73.Jurgis Çyrbja
74.Getjan Deda
75.Denis Deliu
???? Ja AMENDAMENTI, qe une paraqita ne Kuvendi ne 7 mars 2022 per daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur dhe qe u rrezua nga keta 75 deputete :
AMENDAMENT:
Duke vlerësuar më shumë shqetësim se:
-Serbia është vendosur qartë dhe publikisht kundër sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe SHBA ndaj Rusisë si agresore ndaj Ukraines.
-Në Serbi janë mbajtur demostrime të gjera publike në mbështetje të agresionit të Rusisë në Ukrainë, po kështu edhe mjaft media janë vendosur në mbështetje të hapur të këtij agresioni.
-Ballkani i Hapur është provuar gjërësisht si një veprim politik dhe shtëtëror me pasoja tepër negative për interesat ekonomike të Shqipërisë dhe të individëve e veçanërisht të fermerëve shqiptarë.
-Ballkani i hapur ka pasur një qëndrim të hapur agresiv, te njëanshem dhe diskriminues ndaj Kosovës duke minuar proçesin e njohjes së saj dhe duke i shërbyer objektivit të Serbisë për mosnjohjen e pavarësisë dhe integritetit terrotorial të Kosovës.
-Ballkani i Hapur është demostruar qartë si një veprim politik dhe shtëtëror, që ka krijuar premisa për destabilizim dhe jo unifikim ndaj edhe nuk është mbeshtetur nga Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.
-Ballkani i Hapur ka krijuar veprime politike të qëllimshme paralele , që kanë minuar në mënyrë tepër të rrezikshme proçesin e Integrimit në Bashkimin Europian, i cili përfaqëson njëherazi edhe garantuesin dhe mbështetësin më të madh politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Duke u shfokusuar dhe devijuar në këtë mënyrë veprimin nga prioriteti madhor dhe i patjetërsueshëm i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, i është hapur rruga realizimit të interesave të përbashkëta, të njohura botërisht, serbo-ruse në Ballkan.
– Ballkani i hapur e vendos Shqipërinë në krahë të Serbisë, e cila është vendosur në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë dhe kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme për cdo shqiptar.
Kuvendi i kërkon Qeverisë shqiptare:
Daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga Nisma e Ballkanit të Hapur.
Shfuqizimin e të gjitha marrëveshjeve, vendimeve të qeverisë dhe nismave ligjore të marra në kuadrin e Ballkanit te Hapur.
Ndalimin e çdo veprimtarie dhe instrumenti të ngritur në funksion dhe në zbatim të vendimeve dhe akteve, që lidhen me Ballkanin e Hapur.
Ti kërkohet Bashkimit Europian aplikimi i procedurave të përshpejtuara për hapjen e Negociatave për Anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
Ky pra te nderuar qytetare ishte AMENDAMENTI, qe rrezuan 75 deputete rilindas qe sot jane praktikisht 75 qenie te poshteruara publikisht.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–