Frymëmarrja Nga Goja Mund T’ju Prishë Gjumin – Çfarë Mund Të Bëni
Ekziston një bazë shkencore shumë e fortë që tregon të gjitha efektet e dëmshme të frymëmarrjes me gojë, që nga sëmundjet e mishrat të dhëmbëve e deri tek çrregullimet metabolike.
Por jo vetëm! Hulumtimet kanë zbuluar se marrja frymë me gojë gjatë gjumit, ndikojnë edhe tek rrahjet e zemrës, duke sinjalizuar se trupi është në gjendje stresi.
Gjithashtu, është edhe një shkak i gërhitjes e cila çon në zhvillimin e apnesë së gjumit, gjendja ku ju pushoni së marri frymë për disa sekonda. Nga ana tjetër, frymëmarrja përmes gojës gjatë gjumit mund të çojë në lodhje gjatë ditës.
Çfarë e shkakton?
Ekziston një listë e gjatë arsyesh pse njerëzit marrin frymë nga goja gjatë natës. Megjithatë arsyeja më e zakonshme është nëse hunda juaj është e zënë.
Kjo mund të ndodhë nga alergjitë, nëse keni një septum të devijuar ose nga disa medikamente që mund të shkaktojnë bllokimin e hundës.
Në përgjithësi, kur shtriheni, enët e gjakut brenda hundës mbushen me gjak, gjë që shkakton ënjtje dhe shtrëngim. E nëse nuk mund të merrni frymë lehtë përmes hundës, ka të ngjarë të hapni gojën për ajër.
Hapja e nofullave bën që gjuha të bjerë prapa, duke penguar rrugët e frymëmarrjes. Edhe nëse nuk keni apnea të gjumit, ose keni apnea të lehtë të gjumit, hapja e gojës e përkeqson situatën. Nëse zgjoheni me gojë të thatë ose me lodhje të vazhdueshme, ato mund të jenë shenja paralajmëruese.
Një tjetër tregues i apnesë së gjumit ose gjumit të shqetësuar është nëse ju vizitoni banjën disa herë gjatë natës. Frymëmarrja e ndërprerë streson zemrën, shpjegojnë mjekët, duke shkaktuar lirimin e hormoneve që ju bëjnë të prodhoni më shumë urinë.
Si të ndaloni frymëmarrjen me gojë
Filloni duke u kujdesur për hundën tuaj për të minimizuar mbingarkesën.
Shmangni të ngrënit afër kohës së gjumit, sepse lëngjet e stomakut mund të kalojnë në hundë, sinuse, veshë dhe gojë, duke shkaktuar mbingarkesë dhe inflamacion.
Ekspertët e shëndetit rekomandojnë të bëni shpëlarje të hundës me ujë me kripë./AgroWeb.org