Notoi për 28 orë në kanalin e Otrantos, rrëfehet Eva Buzo: Ishte shumë sfiduese! Rrezikova jetën, pasi…
Avokatja shqiptare Eva Buzo, e cila jeton në Australi në një intervistë për Panorama Tv ka treguar sfidën e saj për të notuar në kanalin e Otrantos për rreth 70 kilometra për të mbërritur në bregun e Vlorës, por e ndërpreu pas 28 orësh vetëm pak milje nga Karaburuni pasi pickimi i një kandili ia rëndoi situatën.
Ajo tha se të notojë për 28 orë ishte shumë sfiduese, pasi nuk konsumonte ushqim apo të ndalonte. Për pasojë gjendja e saj u përkeqësua rrugës pas pickimit të kandilit të detit në pjesë të ndryshme të trupit.
Sakaq shtoi se do të tentojë sërish sfidën vitin tjetër, pasi në dëshirën e saj ka qenë që të bëhet notare dhe do vazhdojë stërvitjen për të notuar përreth 90 kilometra.
Pjesë nga biseda:
“Isha shumë e lodhur dhe kur merr një sfidë të tillë, nuk e kupton se sa e lodhur je por vetëm pas disa orës e kuptova, ishte një tentativë sfiduese dhe emocionuese, 28 orë janë shumë. Doja të arrija diçka por nuk ia dola, por do e provoj sërish”.
Pse nuk kishe një doktor me vete?
Ne kishim parashikuar të kishim dikë, por patëm probleme me pasaporta dhe nuk e patë me vete në varkë. Ndoshta duhet ta kishim menduar më mirë, por ishte një problem i minutës së fundit.
A mendove se mund t’ia kishe dalë pasi shkove në spital?
Nga ana mendore është një pikë që mendon për këtë, ajo që kam menduar për herën tjetër është se si të arrish në këtë pikë që të ndalosh këto mendime për t’u tërhequr. Unë e mora veten shumë shpejt, fizikisht jam shumë mirë. Kam qenë pak e lodhur mendërisht, kam notuar kundra erës për 24 orë, isha e lodhur mendërisht. Duhet të mësohesh se duhet t’ia dalësh mos të biesh pre e këtyre mendimeve.
Mund t’i shohim problemet që keni pasur?
Kam marrë pickime nga kandilat e detit në gjithë trupin, më ka ndodhur shpesh të pickohem në Australi, nuk është gjë e madhe për mua. Ndjenja që unë po përkeqësohesha, pse nuk ndalon kjo era. Vitin tjetër që do e provoj shpresoj të kem më shumë fat, shpresonim të kishim mot të mirë por kushtet atmosferike ishin të vështira.
Si të erdhi në mendje ideja që të bëje këtë sfidë?
Kam qenë notare që e vogël, gjithmonë e kam pasur mendimin që të bëhesha një sofiste por ndalova shumë shpejt. Kur filloja pandemia, fillova të notoja dhe të gjeja atleten brenda meje, mendoja çfarë mund të bëjë për t’iu kthyer garës. Kanali i Otrantos është 90 km, unë bëra 70 km.
Ju nuk ndaluat për t’u ushqyer, nevojat personale?
Rregulli është që mund të të japin diçka nga varka por jo ta prekësh varkën. Kam notuar për 48 orë, nuk kam ndaluar as për nevojat personale.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–