Tue, Nov 26, 2024

“Qeveria falimentoi me qëllim birrën vendase”, Vasili: U bë për llogari të klientëve të tyre, kriza ka rënë mbi qytetarin dhe biznesin

  • PublishedJuly 2, 2023

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se qeveria ka falimentuar me qëllim biznesin vendas të birrës në interes të klientëve të saj.

Vasili u shpreh se në Kuvendin e Shqipërisë në dhjetor 2022 ka paraqitur një amendament që ndalonte dyfishimin e akcizës së birrës për prodhuesit vendas, amendament i cili u votua kundër nga deputetët e “rilindjes”.

Ai shtoi se rritja e akcizës ka sjellë dëmtimin rëndë të këtij biznesi dhe humbje të shumë vendeve të punës e ulje të të ardhurave.

Sipas tij falimentimi i prodhimit vendas të birrës u bë me qëllim dhe plan të paramenduar nga qeveria për llogari të importuesve klientë, ndërsa kriza ka rënë mbi kurrizin e qytetarëve që humbin vendet e punës dhe biznesit shqiptar.

Postimi i plotë:

Qeveria falimentoi me qellim biznesin vendas birres ne interes te klienteve te saj!
Ne Kuvendin e Shqiperise ne dhjetor te vitit 2022 paraqita nje AMENDAMENT, qe ndalonte dyfishimin e akcizes per prodhuesit vendas te birres.
Argumentova ne Kuvend atehere se kjo do te demtonte shume rende kete bisnes, do te sillte humbje te shume vendeve te punes dhe ulje te dukshme te te ardhurave.
Ky AMEMDANDAMENT U votua kunder nga deputetet e rilindjes.
Prodhimi i vendit, para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel, akciza ishte 710 lekë.
Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.
Aktualisht treguesit jane vertet teper kritike dhe gjithshka e parashikuar po ndodh.
Në periudhën janar-maj 2023 prodhimi vendas është tkurrur 16% kundrejt së njëjtës periudhë të 2022.
Rritja e peshës së birrës së importit është ndikuar nga humbja e konkurrueshmërisë të birrës vendase.
Në 8 vitet e fundit (periudha krahasuese 2015-2023) kjo është ulja më e madhe e prodhimit vendas për 5-mujorin.
Për 5-mujorin, importet u rritën me 21%, duke zëvendësuar një pjesë të madhe të tregut, që u la bosh nga prodhuesit.
Fabrikat vendase pohuan se po përballen me rënie shitjesh 15 deri në 30% krahasuar me vjet.
Arsyeja kryesore eshte se birra shqiptare ka humbur avantazhin konkurrues të çmimit nga kostot jashtëzakonisht të shtrenjta të ndikuara direkt nga dyfishimi i akcizës, lëndës së parë, karburantit.
Faktor i rëndësishëm që theksohet nga prodhuesit si dizavantazhues në konsum, përveç çmimit të rritur, është edhe largimi masiv i popullatës në emigracion.
️Nga 1 janari i këtij viti prodhuesit vendas po furnizohen me rritje 100% të lëndës së parë, birrës malto. Çmimi i saj vijon të jetë i lartë prej 850 eurosh për ton krahasuar me vjet që u shit 420 euro për ton.
Kostoja e prodhimit është e njëjtë me çmimin e shitjes çka do të thotë që nuk gjeneron fitim, madje në disa raste shesim me humbje.
Nga shitjet e birrës nuk arrihen të mbulohen kostot fikse të prodhimit, siç janë pagat e punonjësve, amortizimi, energjia.
Prodhuesit e birrës në vend, prej vitit të kaluar po përballen me rritje të kostove nga shtrenjtimi i lëndës së parë, birrës malto, karburanteve dhe energjisë.
Prodhuesit vendas, jo vetëm që nuk subvencionohen, por ata paguajnë taksa shumë herë më të larta se rajoni.
Mikro Birrat Artizanale Shqiptare eshte nje sektor qe po shkon drejt falimentimit nga kostot e larta, ku nga rreth 68 prodhues artizanale tani ka mbetur rreth 10 te tille.
FALIMENTIMI I PRODHIMIT VENDAS TE BIRRËS U BE ME QELLIM DHE ME NJE PLAN TE PARAMENDUAR NGA QEVERIA PER LLOGARI TE IMPORTUESVE KLIENTE TE SAJ.
GJITHE KRIZA RA MBI KURRIZ TE QYTETAREVE, QE HUMBIN VENDET E PUNES DHE TE BIZNESIT SHQIPTAR QE PO FALIMENTON

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.