Tue, Nov 26, 2024

Të kthyerit nga emigrimi në Devoll në fokus të PNUD Albania, hapin biznese artizane, modelet e suksesit

  • PublishedJuly 2, 2023

Në Bashkinë Devoll shumica e familjeve nga komuniteti rom dhe egjiptian kanë provuar dhe kanë dështuar me azilkërkimin në vendet e BE-së. Kryetari i bashkisë së Devollit Eduart Duro, thotë se ata janë ndër komunitetet më të cenueshme që përballen me probleme të shumta duke filluar nga varfëria e deri tek përjashtimi social.

Bashkia e Devollit në bashkëpunim me PNUD Albania po zbaton projektin e financuar nga BE, për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve ne Ballkan, e për këtë është ngritur për komunitetin një qendër multifunksionale.

Kryebashkiaku Duro veçon thotë se po nxitet punësimi duke ofruar taksat zero për të gjitha ata që duan të hapin një biznes. Pasi nuk pati fat me emigracionin, Mario me profesion berber përfitoi nga ndihma e PNUD Albania dhe bashkisë për të hapur biznesin e tij. Shërbimet që ofrohen ne ambientet e Qendrës Multi funksionale Komunitare në Devoll variojnë nga terapi zhvillimi, fizioterapi dhe këshillim psikologjik kryesisht.

Hapja e kësaj qendre padyshim qe u ka ardhur në ndihmë dhjetëra prindërve qe bënin ecejake sfilitëse disa herë në javë deri në Tiranë për të gjetur specialistët e duhur. Fizoterapisti Joanis Kaçorri thotë se gjithçka që ofrohet është falas për komunitetin por dëshiron të ketë më shumë kolegë në krahë për të ndihmuar fëmijët e zonës.

Qendra Multifunksionale Komunitare ka mbledhur edhe gratë dhe vajzat e komunitetit rom dhe egjiptian shumica të rikthyera nga emigracioni, të cilat trajnohen si të sigurojnë të ardhura përmes prodhimit të petkave. Ndërsa Avdiu mjeshtër në punimet artizanale me thupër do që zanatin t’ia transmetojë brezit të ri duke u dhënë edhe mundësinë të krijojnë një jetë të mirë në këtë zonë.

Bashkia e Devollit ka menduar edhe për te moshuarit me projektin “Një kafe me gjyshin”. Bashkia e Devollit është e vogël dhe me kapacitete të kufizuara. PNUD-i në Shqipëri është e vetmja organizatë që i është afrohet kësaj bashkie me një interes specifik fokusuar tek të kthyerit më konkretisht tek komuniteti romë dhe egjiptian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.