Arrestimi i politikanëve socialistë, Majko nga Kuvendi: Më vjen keq kur shoh vetëm përfaqësues të së majtës në burg
Deputeti Pandeli Majko u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se mazhoranca e ka “provuar në kurrizin e saj shkopin e drejtësisë së re”. Ndër të tjera ai u shpreh se ndihet keq që deri më tani janë vënë para drejtësisë vetëm zyrtarë të majtë.
“Mos prisni që t’u them që ndihem mirë kur shoh përfaqësues të politikës së majtë në burg. E vërteta është që ndihem keq. Por më keq ndihem kur përballem me pyetjen se mos vallë në këtë vend vetëm të majtët e shkelin ligjin?”, tha Majko.
Sakaq, Majko kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të mos u kthehet traditave të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe që marrëdhënia me Prokurorin e Përgjithshëm të mos jetë si ajo e një ‘çifti të divorcuar’.
Ndërsa, sa i përket punës së SPAK, Majko tha se mbështet hetimin e nisur brenda strukturës së Posaçme për nxjerrjen e sekretit hetimor.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–