Bill Klinton në Tiranë, Presidenti Begaj: Shqipëria dhe shqiptarët ju janë mirënjohës për gjithçka!
Presidenti Barjam Begaj uron mirëseardhjen e ish-presidentit Bill Clinton në Tiranë.
Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Begaj shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët i janë mirënjohës përjetë për gjithçka i kanë bërë kombit dhe në veçanti për mbështetjen për Kosovën.
STATUSI:
Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton!
Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën.
Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë.
Ju faleminderit nga zemra!
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–