Mon, Nov 25, 2024

“Edhe një ministër që ishte në burg, doli”/ Dashamir Shehi: Korrupsionin e bëjnë njerëzit në pushtet. Drejtësia, të pastrojë hapësirën publike

  • PublishedJuly 3, 2023

Deputeti Dashamir Shehi në fjalën e tij në Kuvend, i bëri thirrje SPAK të veprojë me çështje më problematike.

I ndalur tek korrupsioni në vend deputeti Shehi, theksoi se SPAK nuk duhet të merret me fusha të parëndësishme, pasi është Prokuroria normale ajo që duhet të merret më këto punë dhe SPAK duhet t’i hyjë më në thellësi luftës kundër korrupsionit.

“Sistemi i Vettingut u mor me kontrollin  e pasurive të korrupsionit të gjykatëse dhe shumë mirë bënë. Por çështja duhet parë më gjerësisht. E pamë edhe këtë situatë me katër pesë vetë në një familje brenda sistemit të Prokurorisë. Koha për të marrë këto vendime që mund të jenë të papëlqyeshme për mazhorancën po mbaron. Duhet t’i japim kohë për t’i, por koha nuk mund të jetë e pafundme. Të gjitha ato që kanë kaluar vettingun mendojnë që kjo nuk bëhet më. Ke kaluar vettingun dhe mund të marrësh vendime si të kesh qejf. Unë Mazhoranca ka 10 vite në pushtet, korrupsionin e bëjnë njerëzit që janë në pushtet, jo në politikë, por njerëzit që janë në pushtet. Nuk e bëjnë bujqit apo fermerët. Politika duhet t’i zgjidhë vetëm hallet e veta, por drejtësia duhet të pastrojë hapësirën publike. Zotërinjtë e SPAK u zgjodhën si diamant i sistemit. E theksoj se edhe një ministër që qe doli nga burgu, pritshmëritë ishin të larta, por jo edhe rezultatet”, tha Shehi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.