Mon, Nov 25, 2024

ILD kërkon shkarkimin për së dyti të prokurorit Sali Hasa

  • PublishedJuly 3, 2023

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD kërkoi të hënën më 3 korrik në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP, shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, , për shkak të dënimit të tij me formë të prerë për korrupsion dhe fshehje pasurie, pas hetimeve të SPAK ndaj një grupi të trafikut të drogës, që e çuan në pranga më 19 qershor 2021.

Afro dy vjet më parë, më 3 shtator 2021, Hasa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se kishte kryer deklarime të pasakta dhe kontradiktore për pasurinë, se kishte mungesë të burimeve, si dhe ishte përpjekur t’i fshehë ato. Pranimi i një sipërfaqe toke në bregdet dhe i favoreve të tjera u konsideruan në cënim të besimit të publikut tek drejtësia nga ana e KPK.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën në KLP, përfaqësuesja e ILD-së, sqaroi se ndaj Hasës ishte filluar hetimi disiplinor me iniciativë, pas dënimit me formë të prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 2 vjet e 4 muaj heqje lirie për korrupsion dhe fshehje pasurie. Duke sjellë në vëmendje se dënimi penal i formës së prerë cilësohet si shkelje e rëndë disiplinore, Tafani kërkoi shkarkimin e Hasës nga detyra.

Përfaqësuesi ligjor i Hasës, avokati kërkoi pezullimin e procedurës me argumentin se kishin depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë dhe se duhej të pritej kjo vendimarje. Ai u ndal gjatë në themelin e çështjes për të cilën është dënuar Hasa, duke pretenduar se i përfaqësuari prej tij është i pafajshëm. Megjithëse iu kërkua nga Këshilli që të jepte qëndrimin e tij lidhur me kërkesën e ILD-së, Dobjani vijoi të akuzonte SPAK për hetime të padrejta duke pretenduar se ishte kryer nga një tjetër prokuror. Ai kërkoi të dëgjohet për ato që do të thoshte dhe solli në vëmendje të Këshillit se nëse nuk do lejohej, do ta shpërndante në medie. “Pezulloni marrjen e vendimit derisa të zbardhet problematika”, përfundoi Dobjani.

KLP vendosi ta shtyjë vendimarrjen për më datë 17 korrik, në orën 10:00.