Këputet përcjellësi i linjës së tensionit të lartë në Bradashesh, banorët: Na janë djegur pajisjet. Duam dëmshpërblim, do të bllokojmë rrugën nëse…
Këputet një përcjellës i linjës së Tensionit të lartë në zonën e Bradasheshit. Nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa paraprakisht dyshohet si aksidentale.
Menjëherë janë angazhuar të gjitha grupet e punës së OST në vendngjarje për riparimin e linjës dhe verifikimin e dëmeve materiale.
Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar banorët e zonës, të cilët janë shprehur se është incidenti i trete në pak vite dhe kanë bërë thirrje për kompensim monetar. Sakaq janë shprehur se u janë dëmtuar pajisjet elektroshtëpiake dhe nëse nuk marrin dëmshpërblim financiar, do të bllokojnë rrugët.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–